Presidentja Osmani uron Papën e ri: Zëri i tij do të ketë një peshë të madhe - NACIONALE

Presidentja Osmani uron Papën e ri: Zëri i tij do të ketë një peshë të madhe

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar për zgjedhjen e Papës së ri.

Ajo ka thënë se në kohë kur bota ka etje për paqe, zëri i Papës do të ketë peshë të madhe.

“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, i shpreh urimet e mia më të sinqerta Shenjtërisë së Tij, Papa Leo XIV, me rastin e zgjedhjes së tij.”, ka shkruar Osmani.

“Në një kohë kur bota ka etje për paqe, unitet dhe dhembshuri, zëri i tij do të ketë një peshë të madhe. Uroj që pontifikati i tij të karakterizohet nga qartësi morale, udhëheqje e palëkundur dhe përkushtim i thellë ndaj dinjitetit të çdo njeriu.”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme