Presidentja Osmani uron Gjermaninë për fitimin e Kupës së Botës - NACIONALE

Presidentja Osmani uron Gjermaninë për fitimin e Kupës së Botës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar shtetin e Gjermanisë pasi fituan për herë të parë në histori Kupën e Botës.

Gjermanët e bën ëndrrën realitet duke gjunjëzuar në finale Serbinë me rezultat 88:73.

Një ndër urimet e shumta për Gjermaninë erdhi edhe nga presidentja e vendit, që shkroi në “Twitter” se ishte fitore plotësisht e merituar.

“Kampion bote! Urime miqve tonë nga Gjermania për fitoren e shumë merituar dhe historike në Kupën e Botës”, shkroi ajo.

Lajme të ngjashme