Presidentja Osmani udhëton në Shqipëri për inaugurimin e presidentit të ri Begaj
Sot Shqipëria do të bëhet me president të ri, e ai do të jetë Bajram Begaj, i cili do të përurohet në ora 18:00.
E për këtë arsye presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shkuar në Shqipëri për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri.
Këtë e kanë bërë të ditur nga presidenca.
“Presidentja Osmani do të marrë pjesë në një ceremoni që do të mbahet në Presidencën e Shqipërisë, në të cilën presidenti aktual, Ilir Meta, do ta dorëzojë detyrën tek Presidenti i ri, z. Bajram Begaj”, thuhet në njoftimin e presidencës.