Presidentja Osmani merr rrugë drejt Bullgarisë, bëhet e ditur edhe arsyeja - NACIONALE

Presidentja Osmani merr rrugë drejt Bullgarisë, bëhet e ditur edhe arsyeja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar në Bullgari me ftesë të homologut, Rumen Radev me të cilin do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Përveç takimit me homologun e saj, Osmani do të takohet edhe me kryetarin e Parlamentit të Bullgarisë, Vezhdi Romanov.

Në një ceremoni të veçantë të organizuar nga kryetarja e kryeqytetit bullgar, Yordanka Fandakova, Presidentes Osmani do t`i dhurohet Çelësi i Sofjes.

“Në agjendën e vizitës së Presidentes Osmani në Bullgari është edhe ndarja e Medaljes Presidenciale Ushtarake për Forcat e Armatosura të Bullgarisë për kontributin e tyre në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s (KFOR) në Kosovë. Në ceremoni do të jetë i pranishëm edhe presidenti Radev, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Dimitar Stoyanov dhe komandanti i Forcave të Përbashkëta të Armatosura të Bullgarisë, Valeri Tsolov’, shkruhet në njoftimin e presidencës.

Presidentja Osmani, gjatë vizitës në Bullgari do ta ketë një takim edhe me mërgatën shqiptare që jeton e vepron në këtë shtet.

Lajme të ngjashme