Presidentja Osmani takohet me Presidentin Biden
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot është takuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Përmes në një postimi në Facebook, Osmani ka njoftuar për takimin, duke e cilësuar aleancën e Kosovës me ShBA-të si miqësi të përhershme mes dy vendeve.
“Miqësi e përhershme dhe partneritet i palëkundur me SHBA-të”, ka shkruar Presidentja.
E para e vendit po qëndron për vizitë në SHBA. Gjatë ditës se sotme ka takuar edhe kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.