Presidentja Osmani pritet me ceremoni shtetërore nga presidenti i Kroacisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime të larta shtetërore nga Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq.
Sipas njoftimit të Zyrës së Presidentes, ku fokus i diskutimeve do të jetë thellimi i mëtejmë i raporteve bilaterale dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.
Osmani do të takohet me kryeministrin Andrej Plenkoviq, si dhe kryetarin e Parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviq.
Gjithashtu, Presidentja Osmani do të ketë vizitë edhe në komunën e Rijekës dhe do të takohet me komunitetin shqiptar atje.
