Presidentja Osmani pret në takim William Walker - NACIONALE

Presidentja Osmani pret në takim William Walker

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Ambasadorin William G. Walker

Osmani në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut ka falënderuar Ëalkerin për kontributin e tij.

Njoftimi i plotë:

Presidentja Osmani priti në takim Ambasadorin William G. Walker

Në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut, Presidentja Vjosa Osmani priti në takim Ambasadorin William G. Walker, të cilin e falënderoi për kontributin e tij për të vërtetën për Reçakun.

Sipas Presidentes Osmani, Masakra e vitit 1999 nga regjimi gjenocidal i Serbisë është kujtesë e përhershme për 45 burrat, gratë dhe të moshuarit, të cilët u masakruan brutalisht më 15 janar 1999.

"E vërteta e Reçakut është e pamohueshme", ka potencuar Presidenjta Osmani.

Lajme të ngjashme