Presidentja Osmani përgëzon për punën Maqedoncin dhe Jasharin: Ushtria po fuqizohet dita-ditës - NACIONALE

Presidentja Osmani përgëzon për punën Maqedoncin dhe Jasharin: Ushtria po fuqizohet dita-ditës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, të cilët i ka përgëzuar për punën e tyre.

Në profilin e saj në “Facebook”, komandantja supreme ka thënë ushtria e Kosovës po fuqizohet dita-ditës.

“Ushtria e Kosovës po fuqizohet dita-ditës, si partnere e besueshme e ushtrive aleate në NATO. Sot përgëzova Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari për angazhimin e institucioneve tona të mbrojtjes në misionin e shenjtë që kanë”, ka shkruar Osmani.

Lajme të ngjashme