Presidentja Osmani ngushëllon familjen e Rrahim Latifit që humbi jetën në Ujman - NACIONALE

Presidentja Osmani ngushëllon familjen e Rrahim Latifit që humbi jetën në Ujman

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime familjes Latifi për humbjen e familjarit të tyre Rrahim Latifit i cili vdiq në Liqenin e Ujmanit.

Humbja e jetës së një të riu është gjithmonë e rëndë, por edhe më e dhimbshme kur ndodh në rrethana të tilla.” – ka shkruar Presidenca.

E plotë:

Presidentja Osmani ngushëllon familjen Latifi për ndarjen tragjike nga jeta të Rrahim Latifit

E nderuar Familja Latifi,

Me dhembje të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të më të dashurit tuaj, Rrahim Latifi.

Rrahimi u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme, duke lënë pas dhimbje të madhe për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.

Humbja e jetës së një të riu është gjithmonë e rëndë, por edhe më e dhimbshme kur ndodh në rrethana të tilla.

Në këto çaste dhimbjeje, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe lutjet për forcë e durim për ta përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme.

Lajme të ngjashme