Presidentja Osmani në Tetovë, një numër i madh i njerëzve dalin për ta pritur - NACIONALE

Presidentja Osmani në Tetovë, një numër i madh i njerëzve dalin për ta pritur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një numër i madh i personave raportohet se kanë dalë për ta pritur presidenten Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.

Klan Kosova raporton se qindar njerëz kanë dalë nëpër rrugë për ta përshëndetur presidenten e Kosovës.

Komuna e Tetovës madje, raportohet se ka vendosur edhe banerë nëpër hapësira publike ku i urohet mirëseardhje presidentes së Kosovës.

Pamjet nga vizita e saj atje mund t’i ndiqni duke klikuar KËTU.

Ndërkohë, Osmani të mërkurën ka filluar vizitën zyrtare në shtetin e Maqedonisë Verirore. Ajo ka shfrytëzuar rastin që të mbajë edhe një fjalim në Kuvendin e këtij shteti.

Në fjalimin e saj, Osmani ka folur edhe për aneksin e marrëveshjes që u arrit në Ohër më 18 mars, duke thënë se shënoi një pikë kthese të rëndësishme në procesin e dialogut.

Vendi juaj bart nga ky vit edhe një domethënie tjetër të veçantë për ne, duke qenë se pikërisht në Ohër u dakordua Plani i zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit me Serbinë. Ky moment shënoi një pikë kthese të rëndësishme në procesin e dialogut. Siguroi që Kosova dhe Serbia të shihen si palë të barabarta në kontekstin e raporteve ndërshtetërore e në raport me njëra tjetrën të njihen parimet e rëndësishme të së drejtës ndërkombëtare. Kosova është treguar konstruktive, e përgjegjshme dhe si e tillë do të jetë edhe gjatë zbatimit të marrëveshjes.” – ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme