Presidentja Osmani mirëpret marrëveshjet e nënshkruara në Procesin e Berlinit, falënderon kancelarin Scholz
Zyra e Presidentes, përmes një njoftimi për media ka thënë se presidentja, Vjosa Osmani, ka mirëpritur marrëveshjet e nënshkruar sot në Samitin e Berlinit.
“Presidentja Osmani ka potencuar se marrëveshjet për lëvizjen e lirë me karta identiteti për shtetasit e rajonit, njohja e diplomave universitare, dhe njohja e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve, do të kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe në heqjen e barrierave administrative në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor, duke u afruar edhe më shumë vlerat dhe praktikat evropiane të bashkëpunimit.”, thuhet ndër të tjera në këtë njoftim.
Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani është operuar në spitalin privat Aloka të mërkurën në mbrëmje dhe aktualisht gjendet e shtrirë duke marrë trajtimin mjekësor.
Njoftimi i plotë:
