Presidentja Osmani ka shpërndarë Kuvendin e Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka nënshkruar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Në njoftimin e Presidencës është thënë se këtë vendim Osmani e ka marrë në bazë të kompetencave të saj kushtetuese.
“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, si dhe pas pranimit sot të vendimit të Kuvendit të Kosovës lidhur me dështimin e krijimit të Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, Presidentja e Republikës së Kosovës ka shpërndarë sot Legjislaturën e nëntë të Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftimin e Presidentes, duke e publikua edhe dekretin në fjalë.