Presidentja Osmani iu kërkon mësimdhënësve që të ndërpresin grevën - NACIONALE

Presidentja Osmani iu kërkon mësimdhënësve që të ndërpresin grevën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga të gjithë mësimdhënësit që të ndërpresin grevën dhe të kthehen në shkolla.

Ajo ka thënë se është i papranueshme dëmi që po iu bëhet nxënësve me vazhdimin e grevës në sektorin e arsimit.

Dëmi që i bëhet fëmijëve duke mos shkuar në banka shkollore është i pariparueshëm, dëmi që po bëhet për fëmijët, nuk ka kthim prapa. Ligji i Pagave do të vijë, por koha që po e humbin fëmijët tanë nuk do të mund ta kthejmë, nga këtu iu bëj thirrje të gjithë mësimdhënësve në Mamushë dhe çdo kund në Kosovë t’i bashkojnë forcat që të kthehen në shkolla, që ia ofrojnë të gjithë përkrahjen e mundshme dhe diturinë nxënësve, fëmijëve tanë, fëmijëve të gjithë Republikës së Kosovës dhe tani të ecim përpara në realizimin e kërkesave nacionale brenda mundësive që Republika e Kosovës që ka”, ka thënë Osmani, gjatë një vizite që ka pasur në komunën e Mamushës.

Lajme të ngjashme