Presidentja Osmani edhe sot në Shqipëri
Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon edhe sot të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shqipëri.
Pas takimeve që pati të hënën, Osmani edhe sot do të ketë disa aktivitete e takime.
Ajo sot pritet të vizitojë qytetin e Beratit dhe Durrësin.
Agjenda për sot:
Ora 09:00 – 09.20 – Aktivitet i përbashkët i dy Presidentëve me rastin e Ditës së Nënë Terezës në ekspozitën e Arkivave
Të dy presidentët marrin pjesë në hapje dhe japin nga një deklaratë
Vendi: Presidenca e Shqipërisë
Ora 09:30-09:40 – Ceremonia e vendosjes së kurorës në monumentin “Nëna Shqipëri” me pjesëmarrjen e Nënkryetarit të Bashkise, z. Andi Seferi dhe Komandantit te Gardes se Republikes, z. Gramos Sako
Nisja për në BERAT
Ora 11:15-11:30 – Takim midis Presidentes së Republikës së Kosovës SH.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu, me Kryetarin e Bashkisë së Beratit, Z.Ervin Demo
Vendi: Bashkia e Beratit
11.30-11.45 – Ceremonia e dhënies së Titullit ‘’Patron i Kalasë’’ ( Anglisht ‘’Patron of the Castle’’). Ky është një titull shumë i lartë ekskluziv,i cili i jepet personaliteteve të shquara që vizitojnë qytetin dhe që kontribuojnë me veprimtarinë e tyre në dobi të qytetit.
NISJA PËR NE DURRËS
Ora 16.50-17.15 – Takim me Kryetaren e Bashkisë te Durrësit, zj. Emiriana Sako
Vendi: Bashkia Durrës
Ora 17.30 – Vizitë në pikën doganore të Kosovës në Portin e Durrësit.