Presidentja Osmani e pret në takim emisarin Sorensen
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim emisarin e BE-së për dialog, Peter Sorensen.
Takimi filloi para pak minutash në kabinetin e presidentes Osmani.
Mediat u lejuan të marrin pamje në fillim të takimit.
Nuk është bërë e ditur se mund të ketë konferencë për media pas takimit.
Soerensen do të takohet edhe me Kurtin.