Presidentja Osmani e organizon “Darkën e Lamës” në kampin e Njësisë Speciale
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në këto momente është duke darkuar me Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës.
Darka është shtruar në kampin e Njësisë Speciale “Enver Zymberi” në Mitrovicë, raporton Zeri.info.
Kjo është bërë me rastin e festës tradicionale e cila njihet si “Darka e Lamës" e cila zakonisht mbahet në fund të tetorit, kur fillojnë të hyjnë në hambar të shirat e të vjelat e punës verore.
Në këtë darkë po merr pjesë edhe Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe zyrtarë të tjerë nga Qeveria.