Presidentja Osmani ‘e bën’ kosovar shkrimtarin Ismail Kadare - NACIONALE

Presidentja Osmani ‘e bën’ kosovar shkrimtarin Ismail Kadare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nënshkruar sot dekretin me të cilin i ka dhënë nënshtetësinë e Republikë së Kosovës, shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.

Presidenca e Kosovës përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se ky është nderim për shtetin e Kosovës.

“Dekreti i nënshtetësisë, shkrimtarit Kadare do t`i dorëzohet nga Presidentja Osmani gjatë vizitës, e cila do të realizohet në Shqipëri në një periudhë të afërt.” – thuhet tutje.

Vlen të theksohet, se gjatë një vizitë në Kosovë, Kadare ishte dekoruar me urdhrin “Hasan Prishtina”.

Lajme të ngjashme