Presidentja Osmani: Dita e Veteranëve të UÇK-së është kujtesë dhe lavdi për heroizmin e pashuar - NACIONALE

Presidentja Osmani: Dita e Veteranëve të UÇK-së është kujtesë dhe lavdi për heroizmin e pashuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën e Veteranëve të UÇK-së.

Osmani ka thënë se kjo ditë është kujtesë dhe lavdi për heroizmin e pashuar.

“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit dhe respekt i përhershëm për çdo veteran të UÇK-së!” – ka shkruar ndër të tjera ajo në Facebook.

Shkrimi i saj:

Dita e Veteranëve të UÇK-së është kujtesë dhe lavdi për heroizmin e pashuar.

Sot nderojmë dhe përulemi me respekt të thellë përpara veprës heroike të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – burrave dhe grave që flijuan gjithçka për lirinë e atdheut.

30 dhjetori është një datë që mishëron heroizmin e pavdekshëm të komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe të familjes së tij, të cilët më 30 dhjetor 1991 zhvilluan betejën e parë kundër regjimit serb. Kjo betejë nuk ishte thjesht një përballje e armatosur, por një akt guximi që shënoi fillimin e një epoke të re në përpjekjet për liri dhe shtet. Atyre ju bashkuan me mijëra burra e gra, të cilët i dolën zot atdheut në kohët më të rënda, duke u shndërruar kështu në emblemë të shtetit tonë.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit dhe respekt i përhershëm për çdo veteran të UÇK-së!

Lajme të ngjashme