Presidentja Osmani dekreton Ligjin për ndarjet buxhetore - NACIONALE

Presidentja Osmani dekreton Ligjin për ndarjet buxhetore

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të premten ka nënshkruar dekretin për Ligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv këshilltari për media i presidencës, Bekim Kupina.

Kuvendi i Kosovës e kishte miratuar më 20 shkurt buxhetin shtetëror, i cili kap vlerën rreth 4 miliardë euro, pavarësisht kundërshtimeve dhe kritikave të ashpra të opozitës.

Projektligji për buxhetin kaloi në lexim të dytë me 62 vota pro, 36 kundër dhe asnjë abstenim, vetëm katër ditë pasi ishte miratuar në lexim të parë.

Lajme të ngjashme