Presidentja Osmani bën homazhe me rastin e 24-vjetorit të Masakrës së Izbicës - NACIONALE

Presidentja Osmani bën homazhe me rastin e 24-vjetorit të Masakrës së Izbicës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot bëhen 24 vjet nga masakra e Izbicës.

Më 28 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, në fshatin Izbicë, morën 147 burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan, ndërsa pjesën tjetër e dëbuan jashtë Kosovës.

Për këtë ngjarje edhe presidentja e vendit do të bëjë homazhe me fillim nga ora 09:30.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të bëj homazhe në Kompleksin Memorial në Izbicë. (Fshati Izbicë, ora 9:30)” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme