Presidentja fton në takim liderët e partive për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve - NACIONALE

Presidentja fton në takim liderët e partive për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar liderët e partive politike për të mbajtur takim, kur pritet të diskutohet caktimi i datës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në letrën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, ku bëhet e ditur se kjo letër i është dërguar liderëve të partive, Osmani ka deklaruar se bazuar në Kushtetutë dhe Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, zgjedhjet duhet të mbahen përgjatë periudhës 26 janar- 16 shkurt 2025.

Në këtë drejtim, bazuar në kompetencat e mia kushtetuese për shpalljen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ftoheni në takim konsultativ më 31 korrik 2024, në orën 14:00, në Sallën S301, në Ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në këtë letër.

Lajme të ngjashme