Presidentja flet për temat që i diskutuan me Blinkenin, dialogun e lë kah fundi - NACIONALE

Presidentja flet për temat që i diskutuan me Blinkenin, dialogun e lë kah fundi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencën për media të mbajtur në Aeroport pas kthimit nga Amerika, ka folur për takimin me sekretarin Anthony Blinken.

Ajo ka treguar për temat që kanë biseduar me Blinkenin, por e ka lënë krejt kah fundi dialogun Kosovë-Serbi.

“Tema e parë ishte e fuqizimit ndërkombëtar. Pastaj siguria dhe mbrojtja, reformat e brendshme. Temë ishte edhe dialogu Kosovë – Serbi”, tha Osmani, raporton Nacionale.

“Dialogu i përqendruar në njohje ku u rikonfirmua që dialogu të përqendrohet në njohje reciproke. Ne e kemi informuar Blinkenin ku qëndrojmë për disa marrëveshje, ku jemi me fazat e implementimit e shumë tema të tjera. Asesi Amerika nuk shtynë përpara zgjidhje që do ta prekte integritetin territorial ose rregullimin kushtetutes të Kosovës”, u shpreh presidentja e Kosoës në konferencën për media.

Osmani e ka cilësuar vizitën si të frytshme dhe tejet të rëndësishme, duke përmendur edhe marrëveshjen me MCC-në.

Lajme të ngjashme