Presidentja e Zvicres: Kemi marrëdhënie të veçantë dhe partneritet me Kosovën dhe ShBA-në
Presidentja e Zvicres, Karin Keller-Sutter, pas vizitës shtetërore që kreu atje Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, çmoi lartë lidhjen dhe partneritetin e Kosovës me Zvicren – ndërsa njëjtësoi marrëdhëniet që dy vendet kanë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ne kemi gjithashtu një marrëdhënie të veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zvicra gëzon një partneritet të thellë dhe afatgjatë me SHBA-në dhe për Kosovën, SHBA-ja është një nga aleatët më të ngushtë. Ajo ofroi mbështetje të pazëvendësueshme në rrugëtimin e Kosovës drejt pavarësisë dhe njohjes ndërkombëtare”.
“Ndryshimet gjeopolitike të tanishme, pjesërisht të nxitura nga politika e SHBA-së, paraqesin sfida të reja për shumë vende. Bota po përjeton një ristrukturim të thellë. Nuk e dimë si do të duket balanca e re globale. Por, ajo që na nevojitet më shumë se kurrë është përkushtimi ndaj një rendi ndërkombëtar të bazuar në rregulla, ndaj paqes dhe sigurisë, ndaj tregjeve të hapura dhe vlerave demokratike”, tha ajo.