Presidentja e Komisionit Evropian nesër në Kosovë, PK njofton për ndërprerje të qarkullimit të veturave në disa segmente - NACIONALE

Presidentja e Komisionit Evropian nesër në Kosovë, PK njofton për ndërprerje të qarkullimit të veturave në disa segmente

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe shoqëruesi i saj do të vizitojnë Kosovën ditën e nesërme (27 tetor 2022) për një vizitë njëditore.

Policia e Kosovës do të ndalojë për një kohë të shkurtër qarkullimin në disa segmente rrugore që të çojnë drejt kryeqytetit, ku është paraparë të kalojë përcjellja zyrtare, për të lejuar kalimin e papenguar të grupit nën përcjellje dhe siguri përgjatë itinerarit të udhëtimit.

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi, ka kërkuar mirëkuptim të plotë nga njerëzit dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik për këto vonesa të shkurtra në trafik, të cilat janë të nevojshme për arsye operacionale.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme