Presidenti i Këshillit Europian pritet nga Kurti - NACIONALE

Presidenti i Këshillit Europian pritet nga Kurti

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, ka arritur në ndërtesën e Qeverisë, ku e ka pritur kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Costa më herët është takuar edhe me ushtruesen e e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.

Duhet theksuar se Costa do t’i takojë edhe kryetarët e partive tjera.

Kjo vizitë e Presidentit të Këshillit Europian në Kosovë, është pjesë e një turneu rajonal që ai ka nisur më 1 qershor në Sarajevë. Pas ndalesave në Tiranë dhe Shkup, e Prishtinë ai do të vazhdojë më 4 qershor në Beograd, ndërsa më 5 qershor do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat./Nacionale

Lajme të ngjashme