Presidentin austriak uron Kosovën: Të dy vendet ndajnë vlera të përbashkëta evropiane - NACIONALE

Presidentin austriak uron Kosovën: Të dy vendet ndajnë vlera të përbashkëta evropiane

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, e ka uron Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Në mesazhin e tij, presidenti austriak ka theksuar lidhjet e forta që bashkojnë Austrinë dhe Kosovën.

Sipas tij, të dy vendet ndajnë vlera të përbashkëta evropiane dhe qëndrime të ngjashme mbi shumë çështje.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në mesazhin e tij, Presidenti Van der Bellen ka theksuar lidhjet e forta që bashkojnë Austrinë dhe Kosovën, duke vënë në dukje se të dy vendet ndajnë vlera të përbashkëta evropiane dhe qëndrime të ngjashme mbi shumë çështje. Presidenti austriak ka rikujtuar mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për Kosovën dhe ka siguruar se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe më tej në rrugën evropiane të Kosovës”, është thënë në njoftimin për media të Presidentes.

Lajme të ngjashme