Presidenti Xi i thotë ushtrisë kineze që të përqendrohet në përgatitjen për luftë - NACIONALE

Presidenti Xi i thotë ushtrisë kineze që të përqendrohet në përgatitjen për luftë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, i ka thënë Ushtrisë Çlirimtare Popullore që “ta përqendrojë tërë energjinë e saj në luftime” si përgatitje për luftë, ka raportuar një gazetë e Partisë Komuniste.

Fotografitë e presidentit kinez, i cili rishtazi e siguroi mandatin e tretë si kryetar partie, në uniformë ushtarake gjatë një vizite në një qendër të komandës u publikua në ballinën e gazetës “People’s Daily” të mërkurën.

Xi tha se ushtria duhet që “në mënyrë gjithëpërfshirëse ta fuqizojë trajnimin ushtarak në përgatitje për luftë” dhe më parë, në një kongres të partisë, ka paralajmëruar për “stuhi të rrezikshme” në horizont, shkruan “The Guardian”, përcjell Nacionale.

“Përqendrojeni tërë energjinë në luftime, punoni fort në luftime dhe përmirësojeni aftësinë për të fituar”, citohet të ketë thënë presidenti kinez. Ai gjithashtu ka shtuar se ushtria “duhet t’i mbrojë sovranitetin dhe sigurinë kombëtare në mënyrë të palëkundur”, sepse Kina, sipas tij, është në gjendje “të paqëndrueshme dhe të paqartë” të sigurisë.

“Ai po u dërgon një mesazh Shteteve të Bashkuara dhe Tajvanit”, tha Willy Lam, anëtar i fondacionit “Jamestown” me seli në Uashington.

Lajme të ngjashme