Presidenti polak në Kiev për të diskutuar ndihmë shtesë për Ukrainën
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ofroi më shumë përkrahje për Ukrainën dhe bëri thirrje për përfundim të pushtimit rus të Krimesë gjatë vizitës së tij në Kiev të martën.
Varshava është njëra nga përkrahëset më të mëdha të Kievit dhe gati gjashtë milionë refugjatë ukrainas kanë hyrë në Poloni që nga fillimi i luftës. Polonia, anëtare e BE-së dhe e NATO-s, shpesh ka kritikuar disa vende të tjera të Bashkimit Evropian për mosofrim të më shumë ndihmave për Ukrainën.
Duda dhe homologu ukrainas, Zelenskz, u takuan për ta diskutuar ndihëm ushtarake për Ukrainën dhe përkrahjen politike që Polonia mund ta ofrojë që të bindë shtete të tjera për ta vazhduar ndihëm ndaj Kievit, tha të martën shefi i zyrës së presidentit polak.
Duda dhe Zelensky janë takuar pesë herë këtë vit, përfshirë tri herë gjatë vizitave të presidentit polak në Ukrainë që nga fillimi i luftës.
Duke folur në një samit të Platformës së Krimesë të martën, Duda u bëri thirrje udhëheqësve botërorë që të mos i mbyllin sytë para agresionit rus.
“Krimea ishte, mbetet dhe do të jetë pjesë e Ukrainës njësoj siç është Gdansku pjesë e Polonisë, Nice pjesë e Francës, Këlni pjesë e Gjermanisë dhe Roterdami pjesë e Holandës”, tha ai.