Presidenti izraelit uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës - NACIONALE

Presidenti izraelit uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Shtetit të Izraelit, Isaac Herzog, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca, bëhet e ditur se në letrën e dërguar, Presidenti izraelit "ka vënë në pah zhvillimin pozitiv të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve gjatë viteve të fundit, duke vlerësuar hapat e ndërmarrë në funksion të thellimit të bashkëpunimit dhe konsolidimit të lidhjeve ndërmjet dy shteteve."

Përveç vlerësimit për bashkëpunimin aktual, kreu i shtetit të Izraelit ka shprehur optimizëm për të ardhmen e raporteve dypalëshe.

"Tutje, ai ka shprehur besimin se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Izraelit do të vijojnë të avancojnë edhe më tej në të ardhmen," thuhet në njoftimin e Presidencës.

Lajme të ngjashme