Presidenti i Shqipërisë uron Kosovën për Ditën e Çlirimit - NACIONALE

Presidenti i Shqipërisë uron Kosovën për Ditën e Çlirimit

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Kosovën për Ditën e Çlirimit.

Në urimin e tij, ai ka vlerësuar se liria e Kosovës erdhi në sajë të sakrificës sublime të mijëra burrave dhe grave, luftës heroike të UÇK-së dhe vendosmërisë së aleatëve tanë strategjikë.

Ai ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

“Urime Ditën e Çlirimit, Kosovë! Liria e Kosovës erdhi në sajë të sakrificës sublime të mijëra burrave dhe grave, luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vendosmërisë së aleatëve tanë strategjikë. Faleminderit NATO-s që qëndroi në anën e drejtësisë, lirisë dhe dinjitetit njerëzor në një nga momentet më vendimtare të historisë së kombit tonë! Mirënjohje për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për sakrificën e dëshmorëve dhe të gjithë atyre që kontribuan për lirinë e Kosovës! Lavdi të përjetshme dëshmorëve të lirisë”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme