Presidenti i Shqipërisë sot viziton Gjilanin
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot do të vizitojë Komunën e Gjilanit.
Në ora 13:00, ai do të takohet kryetarin e kësaj komune, Alban Hyseni.
Më pas, Begaj do t`i takon edhe përfaqësuesit e partive politike në një takim me ish-shefat e grupeve parlamentare politike.
Në mbrëmje, shefi i shtetit shqiptar do të realizojë edhe një bashkëbisedime me personalitet të kësaj komune.
Në këtë takim, i cili do të fillojë në ora 20:00, do të marrin pjesë ish të dënuar politik, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, shkrimtarë dhe artistë.