Presidenti i Shqipërisë sot e viziton Kosovën, agjenda e takimeve - NACIONALE

Presidenti i Shqipërisë sot e viziton Kosovën, agjenda e takimeve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do ta vizitojë sot Kosovën. Në këtë vizitë, Begaj do të takojë krerët e shtetit të Kosovës.

Ai do të takohet me presidenten Vjosa Osmani nga ora 10:00. Pas përfundimit do të ketë konferencë për media.

Në ora 12:15, presidenti i Shqipërisë do të takohet me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca ndërsa në ora 13:00 me kryeministrin Albin Kurtin.

Begaj do të bëjë homazhe te varri i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, në ora 15:45 dhe në Prekaz nga ora 16:35.

Kjo është vizita e parë e tij zyrtare si president i Shqipërisë.

Lajme të ngjashme