Presidenti i Letonisë siguron Kosovën se “e keni mbështetjen tonë të plotë” për anëtarësim në Këshill të Evropës - NACIONALE

Presidenti i Letonisë siguron Kosovën se “e keni mbështetjen tonë të plotë” për anëtarësim në Këshill të Evropës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Letonia jep mbështetjen e plotë ndaj Kosovës për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare, tha Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs, në një konferencë për shtyp të përbashkët për media me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Mes tjerash, presidenti letonez tha se mbështet thirrjen e autoriteteve kosovare ndaj BE-së për heqjen e masave “të padrejta” ndaj vendit – të vendosura nga qershori i para dy viteve që nga instalimi i kryetarëve shqiptarë në komunat të banuara me shumicë serbe.

Vizitën e tij në Kosovë e quajti “për dy arsye” – njëra tha për rrafshin bilateral dhe zgjerimin e marrëdhënieve dhe tjetra për vizitë të kontigjentin letonez në KFOR.

Lajme të ngjashme