Presidenti i Këshillit Evropian sot në Kosovë, takon Osmanin dhe Kurtin
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, sot do të vizitojë Kosovën.
Në vizitën e tij të parë në Kosovë, ai pritet të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Pas takimit me shefen e shtetit zyrtari i lartë evropian do të mbajë edhe një konferencë për media.
Vizita e Antonio Costas në Kosovë vije pas asaj që ka realizuar në Serbi një ditë më parë.