PRESIDENTI | "A i kemi këto takime sa për sy e faqe?": Abdixhiku tregon se çka u diskutua gjatë takimeve me Kurtin - NACIONALE

PRESIDENTI | "A i kemi këto takime sa për sy e faqe?": Abdixhiku tregon se çka u diskutua gjatë takimeve me Kurtin

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dha të mërkurën versionin e tij të bisedës me kryeministrin Albin Kurti rreth zgjedhjes së presidentit, në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Ai tha se e kishte pyetur Kurtin: "A dëshiron të shkojmë në zgjedhje apo dëshiron të merremi vesh?"

Sipas tij, takimi u përqendrua rreth tre skenarëve për zgjedhjen e kreut të shtetit.

"A i kemi këto takime sa për sy e faqe? Që bëhemi se po takohemi dhe në fund përfundojmë në zgjedhje dhe këtë punë e marrim vesh për pak ditë, apo do të shkojmë drejt zgjedhjes dhe nëse shkojmë drejt zgjedhjes atëherë i kemi tri alternativa, zgjedhjes së Presidentit e kam fjalën dhe jo zgjedhjeve parlamentare", tha ai në Rubikon.

Dy alternativat e tjera, sipas tij, ishin kandidati konsensual pa librezë partiake dhe marrëveshja klasike politike. "Mu tha që jemi për këto të dyja. Preferojmë konsensusin e gjerë", shtoi i pari i LDK-së.

Lajme të ngjashme