Presidenca me njoftim për takimin konsultativ të Osmanit me liderët politikë, pasi Kurti dështoi të zgjedhë qeveri - NACIONALE

Presidenca me njoftim për takimin konsultativ të Osmanit me liderët politikë, pasi Kurti dështoi të zgjedhë qeveri

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur një takim me kryetarët e partive politike që do të mbahet të premten në mesditë, në kuadër të përpjekjeve për formimin e qeverisë së re, gati nëntë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

Takimi është planifikuar për në orën 12:00, në sallën C301 të Ndërtesës së Kuvendit të Kosovës – të njëjtën sallë ku zakonisht mblidhet kryesia e Kuvendit.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani i ka ftuar liderët partiakë në një takim konsultativ, pasi mandatarit të parë, Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk iu siguruan votat e nevojshme në Kuvend të dielën për formimin e qeverisë së re.

Në përputhje me Kushtetutën, presidentja duhet të caktojë një mandatar tjetër brenda 10 ditësh nga dështimi i të parit.

Mediat do të kenë mundësinë të marrin pamje në fillim të takimit.

Lajme të ngjashme