Presidenca i reagon Petkoviqit: Mendësi e Millosheviqit dhe Putinit - NACIONALE

Presidenca i reagon Petkoviqit: Mendësi e Millosheviqit dhe Putinit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefja e Stafit të Kabinetit të Presidencës, Learta Hollaj, i ka reaguar kryenegociatorit të Serbisë, Petar Petkoviq. Ky i fundit përdori gjuhë fyese ndaj Presidentes Osmani, duke e krahasuar me kafshë.

Hollaj në një reagim në platformën “X”, i ka thënë Petkoviqit se retorika e tij çnjerëzore pasqyron mendësinë gjenocidale të Millosheviçit dhe Putinit.

“Shefi juaj e quajti Presidentin tonë 'miu', qeveria juaj e krahasoi me 'miza' dhe tani ju e quani 'qen'.

Kjo retorikë çnjerëzore pasqyron mendësinë gjenocidale të Millosheviçit dhe Putinit, duke zbuluar një injorancë rrëqethëse të mësimeve të historisë - pikërisht atë që do të prisnit nga një shovinist.” – ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme