Presidenca e “sos” Inteligjencën Artificiale, shkruan komunikatë me ChatGPT - NACIONALE

Presidenca e “sos” Inteligjencën Artificiale, shkruan komunikatë me ChatGPT

2 orë më parë

nga NACIONALE

U.D. e Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, në njoftimin për dekretimin e gradimit të tre kolonelëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në gradën Gjeneral Brigade dhe emërimin e tyre në detyra të reja, ka përdorur inteligjencën artificiale për përgatitjen e tekstit dhe shpërndarjen e tij në rrjetet sociale.

Gjatë publikimit të tekstit, siç duket, ka harruar ta largojë “fjalinë” ku thotë: “Nëse dëshiron, mund ta bëj edhe pak më institucional dhe më të rrjedhshëm, pa ndryshuar përmbajtjen”, e cila zakonisht jepet nga “ChatGPT” si rekomandim pas përpilimit të ndonjë teksti.

Lajme të ngjashme