Premtimi i Kurtit: 654 milionë euro për komunat në vitin 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po zhvillon një takim me kryetarët e komunave në Pejë.
Në fjalën e tij fillestare para kryetarëve, Kurti është zotuar se në vitin 2023 do të ndahen 654 milionë euro për komunat,.
“Qeveria e Kosovës është në fazën e përgatitjes së buxhetit për vitin fiskal 2023, në këtë buxhet reflektohet një rritje e buxhetit dedikuar nivelit komunal. Për herë të parë kemi rritje prej 15% të buxhetit për komunat në raport me 2022. Do të jenë 654 milionë euro që do tu ndahen komunave. Kjo rritje dot ë duhej të reflektojë edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve komunale karshi qytetarëve”, u shpreh Kurti.
“Kemi ndërmarrë shumë hapa reformues duke filluar me kornizën ligjore që rregullon pushtetin lokal. Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa konkret duke filluar nga hartimi i planit kombëtar të zhvillimit, hartimi i planit për zvogëlimin e barrës administrative. Jemi në fazën e fundit të hartimit të strategjisë për digjitalizimin e shërbimeve”, tha më tutje ai.