“Premtime të budallme për diasporën, me shpresë m’i manipulu edhe njëherë”: Mirena ‘dekonstrukton’ Kurtin e Osmanin - NACIONALE

“Premtime të budallme për diasporën, me shpresë m’i manipulu edhe njëherë”: Mirena ‘dekonstrukton’ Kurtin e Osmanin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tashmë që zgjedhjet në nivel nacionale janë punë muajsh, mërgata është kthyer në ligjërimin e politikanëve, e në veçanti te Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të cilët u lëshuan në premtime dhe vlerësime prej më ekstravaganteve.

Gazetari Ilir Mirena e përktheu krejt këtë diskurs në “shpresë se kanë me i manipulu edhe njëherë”; kjo referuar kapitalizimit masiv që Kurti dhe Osmani kishin bërë ndaj votës së mërgatës në zgjedhjet e shkurtit të vitit 2021.

Postimi i Mirenës:

Pushteti (Qeveri dhe Presidence) ja kane nis me i shpeshtu deklaratat dhe premtimet e budallme per diasporen. Garancione per kredi, ju jeni zemra dhe shpirti i Kosoves, e kushedi çka do te nijme ne muajte ne vijim...

Krejt kjo me shprese se kane me i manipulu edhe njehere.

Perndryshe, kater vjet ne pushtet nuk ia kane dal me e bind as ate Gjonbalajn e 50 milionshit me ardh ne Kosove, e tash po provojne me ua ndrru mendjen per keta 5-6 muaj qe iu kane mbet ne pushtet...🙂

Lajme të ngjashme