“Prej vitit 2008, Kosova është histori suksesi”: Ambasada gjermane shkruan për 26-vjetorin e çlirimit
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka shkruar për 26-vjetorin e çlirimit.
Në postim thuhet se Kosova është histori suksesi.
Postimi:
Sot shënohen 26 vjet që kur filloi misioni i Forcës së NATO-s në Kosovë - KFOR, duke siguruar stabilitet dhe siguri në Kosovë.
Siç e tha Lord Robertson, ish-Sekretar i Mbrojtjes dhe Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s:
"Qëllimi ishte që forcat e Millosheviqit të largoheshin, NATO të hynin dhe refugjatët të ktheheshin."
Misioni u krye.
Që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, Kosova është bërë një histori suksesi, duke u rritur në qëndrueshmëri, zhvillim dhe njohje ndërkombëtare.
Gjermania mbetet një nga partnerët më të ngushtë të Kosovës, duke mbështetur rrugën e saj drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të begatë.