“Predha kishte mbetur në korridor”: Policia jep detaje për të shtënat me armë ‘Te Muhaxherët’ - NACIONALE

“Predha kishte mbetur në korridor”: Policia jep detaje për të shtënat me armë ‘Te Muhaxherët’

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për gjuajtjen me armë zjarri mbrëmë vonë në lagjen ‘Te Muhaxherët’.

Policia ka konfirmuar se njëri nga plumbat ka përfunduar në korridorin e objektit, që dyshohet të jetë i Salih Sekiraqës, djali i të cilit kreu një plagosje paradite.

Njoftimi:

Ankuesi kosovar ka raportuar se, (2-3) persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të objektit ndërtimor, me ç’rast një predhë kishte mbetur në korridorin e këtij objekti. Njësitet policore pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar edhe një fishekë dhe një gëzhojë cal-7.6 mm. Të lënduar nuk ka, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. Lidhur me ngjarjen është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti në proces hetimi.

Lajme të ngjashme