Prattipati shkon te presidentja pas datës së zgjedhjeve, detaje nga takimi - NACIONALE

Prattipati shkon te presidentja pas datës së zgjedhjeve, detaje nga takimi

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipati.

Presidenca tha se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend dhe për mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme.

“Presidentja theksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike. Në takim u trajtuan gjithashtu edhe çështje të ndryshme të bashkëpunimit bilateral, me ç’rast Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e plotë për forcimin e partneritetit me aleatin më të rëndësishëm strategjik”, thuhet në njoftim.

Osmani caktoi datën 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Lajme të ngjashme