Prattipati i shkon në zyre edhe Konjufcës, flasin për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova - NACIONALE

Prattipati i shkon në zyre edhe Konjufcës, flasin për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ShBA-ve në Kosovë, Annu Prattipati.

Në njoftimin për media të ministrisë është thënë se në takim është diskutuar për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova.

“Në këtë takim të parë në detyrën e re, Zëvendëskryeministri Konjufca pranoi urimet nga znj. Prattipati dhe zhvilloi një bashkëbisedim të frytshëm, duke shkëmbyer pikëpamje mbi çështjet dhe aspektet e interesit të përbashkët ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zëvendëskryeministri Konjufca paraqiti vizionin dhe prioritetet e politikës së jashtme të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës nën drejtimin e tij në mandatin e ri. Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova pas themelimit të institucioneve të reja. Bashkëpunimi i ngushtë me SHBA-të mbetet përcaktim i pandryshueshëm i institucioneve të reja”, është thënë në njoftimin e MPJD-së.

Lajme të ngjashme