“Pranverë e qetë, me rektorin e ardhshëm” – Çka po paralajmërohet në Universitetin e Mitrovicës? - NACIONALE

“Pranverë e qetë, me rektorin e ardhshëm” – Çka po paralajmërohet në Universitetin e Mitrovicës?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nëpër disa Universitete të Kosovës ka pasur zgjedhje. Nacionale ka raportuar se në Universitetin e Prizrenit është zgjedhur rektor vëllai i asamblistes së Vetëvendosjes.

Dyshimet janë shtuar se një tjetër person i afërt me pushtetin mund të zgjedhet rektor në Universitetin e Mitrovicës.

Edhe pse procesi zgjedhor nuk ka përfunduar, dikush ditë më parë postoi një fotografi duke e bërë zgjedhjen e rektorit si punë të kryer.

Në një postim të publikuar nga Alban Fazliu udhëheqës i qendrës së karrierës, shihen disa profesorë e anëtarë të Këshillit Drejtues në Universitetin e Mitrovicës.

No description available.

Në fotografi shihen profesori Halil Bajrami e Valdet Gjinovci, të dy anëtarë të Këshillit Drejtues. Gjithashtu edhe Ylber Januzaj ish-anëtar i Këshillit Drejtues.

“Pranverë e qetë në Universitetin e Mitrovicës. Me rektorin e ardhshëm”, ka shkruar Fazliu. Postim i cili u fshi pas pak minutash.

Jozyrtarisht është raportuar se ka dyshime që në pozitën e rektorit do të zgjedhet Ylber Januzaj.

Postimi:

No description available.

Lajme të ngjashme