Pranuan informatë për rrahje e të shtëna me armë, policia arreston dy persona në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Mitrovicë për armëmbajtje pa leje.
Në një komunikatë për media, policia bën me dije se pas pranimit të informatës për rrahje dhe të shtëna me armë, kanë reaguar në rrugën “Nystret Musa”.
Të dyshuarve u janë gjetur një pushkë, një pistoletë, një armë AK 47, kafkë e pistoletës dhe ishektë të ndryshëm.
“Pas intervistimit dhe veprimeve tjera procedurale, ndaj të dyshuarëve është iniciuar rasti për veprat penale: ,,Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të pa-autorizuar të armëve", ,,Përdorim i armës, dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa me aktvendim te prokurorit, dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh” – është thënë nga policia.
Njoftimi i plotë: