Pranimin e targave RKS tash Vuçiqi e quan “në dobi të serbëve dhe Serbisë”
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur rreth pranimit të targave RKS për të udhëtuar në dhe nëpërmjet Serbisë lirshëm nga 1 janari ka thënë se “kjo do të jetë në dobi të popullit serb dhe Serbisë në tërësi” duke folur në Tv Prva.
“Interesi ynë është Ballkani i Hapur dhe liria e lëvizjes, e cila vlen edhe për automjetet. Mendoj se nga ky vendim do të përfitojnë populli serb dhe Serbia në tërësi. Me këtë dhe disa gjëra të tjera kemi shmangur grackat dhe rreziqet e mëdha për Serbisë”, tha Vuçiq.
Këtë vendim të Qeverisë së Serbisë Vuçiq e vlerësoi të duhur dhe që “shmang gracka dhe rreziqe të mëdha”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendësi i tij Besnik Bislimi, kanë komentuar këtë vendim të qeverisë serbe derisa i kanë bërë vërejte Bashkimit Evropian duke thënë se kjo “është manovër” e aspak “konstruktivitet” i palës serbe.