Pranimi i Asociacionit, Gashi: Kurti duhet të vijë dhe të raportojë në Kuvend
Shefi i Grupit Parlament të LDK-së, Arben Gashi, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të raporton në Kuvend për bisedimet e fundit që ka zhvilluar në Bruksel me liderët evropianë.
Ai ka thënë se Kurti duhet të tregojë para deputetëve se çka ka ndodhur që e ka pranuar Asociacionin, të cilin e kishte kundërshtuar dikur.
“Ka shume zhvillime qe kanë ndodhur këto 48 orët e fundit për të cilat as vendi as kuvendi s’janë të njoftuar. Kemi një sjellje të qeverisë e të Kurtit, i cili refuzon bisedimin me partnerët duke shkaktuar reagim deri në sanksione. Me atë që pamë dje Kurti ka pranuar një draft të statutit të Asociacionit. Çka ndodhi nga data 24 deri sot, kur asociacioni që ishte i papranueshëm u shndërrua në të pranueshëm”, ka thënë Gashi.
Gashi ka thënë se opozita nuk ka asnjë informacion për këto bisedime.
“Ky është problemi që ka Kosova. Kurti duhet të vijë dhe të raportojë në Kuvend. Si mund të sillemi sikur çdo gjë është normale kur kryeministri i cili ka organizuar protesta të dhunshme e pranon atë për të cilët njerëzit kanë shkuar në burg e kanë vdekur. Bile edhe ti kryetar i Kuvendit”, ka thënë Gashi.