Pozhari “rebelohet pak” ndaj pushtetit, thotë se “Zajendica” është kosto e lartë e kompromisit
Xhevdet Pozhari, analist, që ishte emëruar edhe këshilltar politik në Ministrinë e Shëndetësisë, që udhëhiqet nga Arben Vitia, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar fjalimin e kryeministrit Albin Kurti drejtuar kabinetit të tij qeveritar.
Analistit Pozhari duket se i ka dhembur koka nga gjetjet e raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovës.
“Ndërkohë, jam duke e lexuar raportin e progresit për Kosovën për këtë vit. Po të dhimbke kryt për ngecjet e evidentuara dhe progresin e limituar apo proceset që janë klasifikuar "në fazë të hershme". Veçanërisht në sistemin e drejtësisë, luftimin e korrupsionit dhe zhvillimin e ekonomisë. Tre shtyllat kryesore të programit të Qeverisë.” – shkroi ai.
Tutje, ai ka shkruar se dialogu komentohet me nota pozitive, ndonëse në këtë proces kostoja është e lartë.
“Në anën tjetër, puna e Kuvendit përtoke. Dialogu me nota pozitive, por aty kosto e kompromisit e lartë - Zajednica.” – shkroi ai.