Pozhari lëshohet në gjuhë të ulët paragjykuese ndaj Grenellit: Në Gjakovë gjithë e kemi dashtë
Gazetari Xhevdet Pozhari është lëshuar në gjuhë të ulët paragjykuese ndaj diplomatit amerikan, Richard Grenell.
Pozhari tha për Grenellin se në Gjakovë gjithmonë e kanë dashur. Kjo për shkak të orientimit seksual të diplomatit amerikan.
Deri këtu erdhi pasi paraprakisht gazetari kishte komentuar një gjysme shprehje të Grenllit ku tha “Kurti është negociator i fortë...”.
“Kurti është negociator i fortë, por ai duhet ta dijë se duhet të vijë edhe me ide që sjellin zgjidhje”, është shprehur Richard Grenell në një konferencë virtuale për gazetarë, transmeton Nacionale.
